Komitetet
Komitetet e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar që veprojnë në varësi të Këshillit të Drejtimit mbulojnë regjistrimin dhe licencimin e anëtarëve, edukimin dhe kualifikimin profesional, investigimin dhe disiplinën. Komiteti i Auditimit të Brendshëm dhe Komiteti i Menaxhimit të Cilësisë zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme; përbërja e tyre paraqitet te Organet Drejtuese.
Komiteti i Regjistrimit dhe Licencimit
Komiteti i Regjistrimit dhe Licencimit miraton regjistrimin dhe çregjistrimin e Kontabilistëve të Miratuar dhe të shoqërive të kontabilitetit në Regjistrin Themeltar dhe në Regjistrin Publik të anëtarëve të IKM, si dhe regjistrimin e kandidatëve që i nënshtrohen testimit për titullin “Kontabilist i Miratuar”. Komiteti përgatit gjithashtu listën e anëtarëve që pajisen me licencë, të cilën ia paraqet për miratim Kryetarit të Këshillit të Drejtimit nëpërmjet Drejtorit Ekzekutiv.
Komiteti mblidhet të paktën një herë në muaj kur ka kërkesa të reja për regjistrim dhe, në punën e tij, mbështetet nga struktura ekzekutive e IKM.
- Përbërja
- 3 anëtarë: 2 Kontabilistë të Miratuar pjesë e Regjistrit Publik dhe 1 anëtar nga fusha e jurisprudencës
- Zgjidhen nga
- Këshilli i Drejtimit
- Mandati
- 4 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë
- Rregullorja
- Nr. 04, 15.09.2016, e ndryshuar
Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit Profesional
Komiteti i Edukimit dhe Kualifikimit Profesional ndjek edukimin e vijueshëm profesional (EDV) të anëtarëve, i cili është i detyrueshëm sipas Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009, i ndryshuar, dhe Statutit të IKM, si dhe programin “Hyrje në Profesion” për kandidatët për Kontabilist të Miratuar. Qëllimi i tij është ruajtja e një cilësie sa më të lartë të shërbimeve që anëtarët e IKM u ofrojnë klientëve dhe publikut.
- Përbërja
- 5 anëtarë
- Në varësi të
- Këshillit të Drejtimit
- Rregullorja
- Nr. 06, 07.09.2018, e ndryshuar
Në varësi të Komitetit vepron Komisioni i Edukimit dhe Kualifikimit Profesional, me 2 anëtarë.
Komiteti i Investigimit
Komiteti i Investigimit shqyrton ankesat dhe informacionet për shkelje të mundshme nga Kontabilistët e Miratuar dhe Shoqëritë e Kontabilitetit, dhe investigon sjelljet e gabuara mbi bazën e informacioneve të besueshme dhe të kuadrit rregullator në fuqi. Në përfundim të investigimit, Komiteti i propozon Këshillit të Drejtimit mbylljen e çështjes ose kalimin e saj në Komitetin e Disiplinës.
- Përbërja
- 3 anëtarë
- Në varësi të
- Këshillit të Drejtimit
- Rregullorja
- Nr. 07, 07.09.2018, e ndryshuar
Komiteti i Disiplinës
Komiteti i Disiplinës shqyrton çështjet që i kalon Këshilli i Drejtimit pas investigimit dhe i propozon Këshillit masat disiplinore ndaj Kontabilistëve të Miratuar dhe subjekteve që janë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë ose indirekte të IKM, në përputhje me Statutin, me rregulloren për procedurat për marrjen e masave disiplinore dhe me legjislacionin shqiptar. Vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Drejtimit.
- Përbërja
- 3 anëtarë
- Në varësi të
- Këshillit të Drejtimit
- Rregullorja
- Nr. 09, 07.09.2018, e ndryshuar